Rrëmbeu nën kërcënimin e armës një person, arrestohet në Kosovë 33-vjeçari nga Burreli

Aktualitet
Rrëmbeu nën kërcënimin e armës një person,

Një 33-vjeçar me iniciale S.L është arrestuar në Kosovë i shpallur në kërkim ndërkombëtar për rrëmbim dhe armëmbajtje pa leje.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat kishte caktuar masën arrest me burg për 33-vjeçarin nga Burreli.

Interpol Tirana

Vijon bashkëpunimi dhe shkëmbimi i informacionit me homologët dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, për lokalizmin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Si rezultat i shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës, Fast Albania dhe Fast Kosova është bërë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i një personi të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Policia e Shtetit.

Nga Njësia Speciale Fast Kosova, në bashkëpunim me Interpol Tiranën dhe Fast Albania, u arrestua në Suarekë, Kosovë, shtetasi shqiptar S. L., 33 vjeç, banues në Burrel.

Për këtë shtetas, në datën 08.11.2019, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat, ka caktuar masë sigurimi “Arrest në burg” për veprat penale ”Heqja e paligjshme e lirisë" kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

"Më datë 17.10.2019, Policia e Komisariatit Mat ka marrë informacion se në lagjen “Pjetër Budi”, në Burrel, po ndodhte një konflikt mes disa personave.

Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë nisur hetimet për verifikimin e rastit. Nga hetimet rezultoi se shtetasi S. L., në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë, dyshohet se për shkak të një konflikti të hershëm, nën kërcënimin e armës ka marrë me forcë në automjet, një shtetas, dhe më pas e ka dërguar në një banesë në fshatin Batër e Madhe, Burrel.

Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të Policisë së Matit u bë e mundur gjetja dhe sekuestrimi i armës së zjarrit tip kallashnikov që ishte përdorur nga këta shtetas".

Interpol Tirana vijon punën për ekstradimin e këtij shtetasi drejt vendit tonë.

ME TE LEXUARAT