Rihapet dosja e "21 janarit", policia kërkesë në prokurori: Rihetim 4 vrasjeve te kryeministria

Aktualitet
Rihapet dosja e "21 janarit", policia kërkesë në

Policia e Tiranës kërkon rifillimin e hetimeve për 21 janarin. Top Channel njofton se Policia dorëzoi në prokurori letër kërkesën, ku i kërkohet prokurorisë riinspektim hetimor.

Ne kete menyre, policia duket se kerkon riinspektim për caktimin e drejtimit të qitjes gjatë vrasjes së Hekuran Dedës dhe Aleks Nikës, si dhe plagosjen e Fatos Mahmutajt, Sokrat Godes, Erald Boshas, Artes Dybelit, Ilia Qeskos dhe Ilia Papas.

Policia i kerkon prokurorise të kryeje riekspertim te predhës së gjetur në trupin e Aleks Nikës.

Të ripyeten personat që kanë dijeni kryesisht ish-efektivë dhe efektivë të gardës që ishte në shërbim në datën 21 janar. Gjithashtu në kërkesë policia propozon qe të ripyeten të viktimave dhe dëshmitarë.

Policia gjithashtu kerkon të kryhet rikqyrje e e pamjeve filmike të fokusuara kryesisht tek Ziver Veizi, Aleks Nika, Hekuran Deda dhe të plagosurit.

ME TE LEXUARAT