OSHEE njoftim të rëndësishëm për Tiranën, këto zona do të mbesin pa energji elektrike

Aktualitet
OSHEE njoftim të rëndësishëm për Tiranën,

OSHEE njofton se disa zona të Tiranës ka mbetur pa energji elektrike për shkak të defektit në fiderin 330/NST Selitë.

Sipas informacionit zyrtar, pa drita kanë mbetur ‘’Komuna e Parisit’’, zona e Kompleksit ‘’Dinamo’’ dhe Gardës, por dhe rruga e Kosovarëve.

Ndërkohë grupet e OSHEE janë në terren për të riparuar defektin.

NJOFTIMI NGA OSHEE

Për shkak të një defekti në fiderin 330/NST Selitë kanë mbetur pa energji disa zona si “Komuna e Parisit”, zona e Kompleksit ” Dinamo” dhe Gardës, rruga e Kosovarëve.

Grupet e avarisë janë në terren dhe po punojnë për riparimin e defektit. Deri ne eliminimin e avarise po veprohet për furnizimin e këtyre zonave përmes NST Qendër.

ME TE LEXUARAT