OBSH: Nuk mund të vaksinohen të rinjtë e vendeve të pasura përpara mjekëve në vendet e varfra

Bota
OBSH: Nuk mund të vaksinohen të rinjtë e vendeve të pasura

Kreu i OBSH, Tedros Adhanom ka kritikuar vendet e pasura, të cilat nuk po tregohen solidare dhe nuk po u shpërndajnë vaksinat vendeve në zhvillim dhe atyre të varfra. Tedros Adhanom tha se është e padrejtë që të rinjtë e shëndetshëm të vendeve të pasura të vaksinohen më parë se mjekët dhe të moshuarit në vendet e varfra.

"Është e drejtë që vendet duan të vaksinojnë bluzat e bardha dhe të moshuarit fillimisht, por nuk është e drejtë që të rinjtë e shëndetshme nga vendet e pasura të vaksinohen përpara mjekëve dhe të moshuarve në vendet e varfra. Bota është në prag të një dështimi katastrofik moral dhe çmimi i këtij dështimi do të paguhet me jetë në vendet më të varfra të botës,” tha kreu i OBSH.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërkohë që procesi i vaksinimit është prioritet për vendet e botës, jo të gjitha vendet kanë mundur ta sigurojnë atë dhe këto janë vendet në zhvillim dhe ato të varfra. Edhe vendet e rajonit të Ballkanit kanë kritikuar BE se nuk po tregohet solidare dhe nuk po shpërndan vaksinat jashtë shteteve anëtare. Aktualisht në Ballkanin Perëndimor vaksinimin e ka nisur vetëm Serbia dhe Shqipëria, e cila dozat e para i mori dhuratë nga një shtet mik.

Gjithashtu një tjetër problematikë me vaksinimin është edhe vonesa në shpërndarjen e dozave nga kompania Pfizer, e cila ka ulur prodhimin e numrit të vaksinave. Pfizer tha se po punon për të prodhuar më shumë doza se sa parashikohej në fillim për të arritur objektivin e 2 miliardë vaksinave brenda vitit 2021.

ME TE LEXUARAT