Misteri i dy shpërthimeve të fuqishme në Lezhë dhe frika e banorëve për cunami. Ushtria dhe FA zbarkojnë në terren

Aktualitet
Misteri i dy shpërthimeve të fuqishme në Lezhë dhe frika e

Vazhdon misteri i dy shpërthimeve që u dëgjuar mbrëmjen e djeshme në Shëngjin të Lezhës. Mësohet se sot në terren ka zbarkuar edhe Ushtria dhe Forcat e Armatosura për të verifikuar vetë se çfarë ka ndodhur.

Deri më tani, nga monitorimi i bërë në terren, FA-të nuk kanë konstatuar ndonjë lëvizje të dyshimtë anijesh në det.

Ndërkohë që po shqyrtohet si mundësi edhe shpërthimi i ndonjë mine apo predhe të vjetër, të mbetur nga e shkuara.

Ndërkohë që banorët janë të ndarë në deklaratat e tyre. Disa pretendojnë se shpërthimet erdhën nga ajri, të tjerët thanë nga deti, ndërsa shprehnin shqetësimin për ndonjë cunami.

ME TE LEXUARAT