Lajm i bukur nga materniteti 'Koço Gliozheni', vijnë në jetë trinjakët

Aktualitet
Lajm i bukur nga materniteti 'Koço Gliozheni', vijnë

Familja Qema nga Hasi është bekuar ditën e sotme me lindjen e trinjakëve Marleo, Ajla dhe Anea, të cilët kanë ardhur në jetë në maternitetin 'Koço Gliozheni'.

Familja Qema nga Hasi është bekuar ditën e sotme me lindjen e trinjakëve Marleo, Ajla dhe Anea, të cilët kanë ardhur në jetë në maternitetin 'Koço Gliozheni'. Lajmin e bëri të ditur vetë Manastirliu e cila thotë se familja do të marrë çekun e bebes pre 360,000 lekë të reja dhe se nga 2019 kur filloi programi universal i bonusit të bebes, më shumë se 65,000 familje të reja që janë gëzuar me fëmijë.

"Gëzim i trefishtë për familjen Qema nga Hasi, me ardhjen në jetë shëndosh e mirë të trenjakëve Marleo, Ajla dhe Anea në maternitetin “Koço Gliozheni”, bashkë me çekun e bebes 360,000 lekë të reja.

Nga viti 2019 kur filloi programi universal i bonusit të bebes, më shumë se 65,000 familje të reja që janë gëzuar me fëmijë, kanë përfituar shpërblimin financiar për çdo të porsalindur, nga 40,000-120,000 lekë", shkruan Manastirliu.

ME TE LEXUARAT