I zhdukur prej 5 ditësh, familjarët kërkojnë ndihmë për gjetjen e 60-vjeçarit

Aktualitet
I zhdukur prej 5 ditësh, familjarët kërkojnë ndihmë

Një 60-vjeçar në Këlcyrë është zhdukur prej 5 ditësh duke humbur kontaktet me familjen.

Policia njofton se dje janë paraqitur në Postën e Policisë Këlcyrë, familjarët e S. S., 60 vjeç, banues në fshatin Tolar, të cilët kanë deklaruar se që prej datës 15 Janar është larguar dhe se nuk kanë dijeni mbi vendndodhjen e tij.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Policia deklaron se po punon për gjetjen e tij.

ME TE LEXUARAT