I helmoi gazi në shkollë, flasin nxënëset: Na thanë dilni pini kafe, pastaj disave u ra të fikët

Aktualitet
I helmoi gazi në shkollë, flasin nxënëset: Na thanë

Mësohen të tjera hollësi nga helmimi i disa nxënëseve në shkollën "Albanin Qatar College".

Disa prej nxënëseve të shkollën kanë treguar jashtë kamerave se orën e parë është ndier pak era gaz dhe mësuesit i kanë thënë që të hapnin dritaret dhe mbajini hapur.

"Pastaj u shtua era dhe na thanë dilni jashtë të pimë një kafe dhe pastaj kur po dilnim jashtë pamë një që villte jashtë, një tjetër që i kishte rënë të fikët", thonë nxënëset.

Ka shkuar në 6 numri i vajzave që kanë përfunduar në spital si pasojë e rrjedhjes së gazit në një shkollë jopublike në Kryeqytet.

Mësohet se 3 prej vajzave janë shtruar në urgjencën e pediatrisë ndërsa dhe 3 të tjera të shtruara në urgjencën qendrore.

Një pakujdesi njerëzore mund të jetë arsyeja e rrjedhjes së gazit në shkollën jopublike në Tiranë si pasojë e së cilës lënduan katër nxënëse.

Bëhet me dije se nga hetimet paraprake është përjashtuar mundësia për rrjetin e amortizuar.

Sasia e gazit të lëshuar ka qenë e madhe dhe ka shkaktuar probleme në frymëmarrje në disa prej vajzave. Aroma u ndie edhe në rrugë dhe në ambientet e jashtme.

Mësohet se bëhet fjalë për gaz të lëngshëm 'propan butan' që përdoret kryesisht për sistemet e ngrohjes por sjell pasoja jo të vogla.

Ndërkohë që prindër të shumtë kanë mbërritur në shkollë të shqetësuar për shëndetin e fëmijëve të tyre.

ME TE LEXUARAT