Dhjetëra denoncime për spitalet Covid, familjarët ankohen në polici për zhdukjen e sendeve të viktimave

Aktualitet
Dhjetëra denoncime për spitalet Covid, familjarët ankohen në

Përveç humbjes të të dashurve të tyre për shkak të koronavirusit, disa prej familjarëve të viktimave u duhet që të enden edhe dyerve të autoriteteve përsa i përket humbjes së sendeve të tyre personale.

Fax news përmes burimeve ka mësuar se prej muajit tetor e deri më sot, policia ka referuar në porkurori dhjetëra kallëzime të familjarëve të viktimave, që kanë humbur jetën për shkak të koronavirusit.

Denoncimet në 6 komisariatet e policisë së kryeqytetit janë depozituar për sende personale në spitalet ku janë trajtuar pacientët që kanë rezultuar pozitivë me COVID-19. Burime nga institucioni i akuzës bëjnë me dije se familjarët e viktimave kërkojnë ndihmën e autoriteteve që të gjendet sendet e humbura.

Shumica prej kallëzime kanë të bëjnë me humbje telefonash, ku pacientët pasi kanë ndërruar jetë, nuk i janë kthyer telefonat. Sipas burimeve në shumicën prej kallëzimeve familjarët deklarojnë se në telefonat e humbur ka shumë kujtime që ata kanë me të afërmin e tyre.

Gjithashtu nuk mungojnë as rastet kur pacientët i kanë humbur protofolët, ku kanë pasur brenda shuma të konsiderueshme parash.

Ndërkohë së fundmi në emisione investigatime janë denoncuar disa raste abuzive, ku rasti më i rëndë është edhe ai sanitares Tire Aldërvishi, e cila për përkujdesjen e një pacienteve gjatë kohës që ka qenë e shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”, i ka marrë vajzës së saj 8 milion lekë të vjetra.

ME TE LEXUARAT