Detaje nga superaksioni/ Sekuestrohen 11 makina, apartamente dhe lokale në pronësi të dy vëllezërve

Aktualitet
Detaje nga superaksioni/ Sekuestrohen 11 makina, apartamente dhe lokale në

Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar 5 milionë euro pasuri që u përket dy vëllezërve. Janë sekuestruar 11 makina, apartamente, biznese dhe lokale.

Ata akuzohen për pastrim parash. Dy vëllezërit janë të dënuar për trafik ndërkombëtar droge.

Të dy vëllezërit Marku kanë qenë të hetuar edhe në Spanjë për trafik droge, ndërsa dyshohej se jepnin para me fajde në Shqipëri.

Sokol Marku akuzohet dhe për trafik droge në Itali. Mbi dyshimet se pasuritë janë të vendosura nga aktiviteti kriminal, prokuroria vendosi sekuestrimin e tyre.

ME TE LEXUARAT