"Demokratët ngrohen në diell", Basha i përgjigjet Ramës: Kur ti qesh, Shqipëria qan...

Politikë
"Demokratët ngrohen në diell", Basha i përgjigjet

Kreu i PD, Lulzim Basha i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama pas ironisë së këtij të fundit që i cilësoi aleatët e demokratëve ‘memexhinj’.

Basha thotë se kur Rama qesh, Shqipëria qan, por kryeministri e ka të vështirë të kuptojë që shqiptarë janë lodhur prej tij.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Lideri i opozitës e garanton se lodhjen e shqiptarëve do e mësojmë më 25 prill kur ta laargojnë dhe të qeveria e re të sjellë një të ardhme më të mirë për familjet shqiptare.

STATUSI NGA LULZIM BASHA

Kur Rama qesh, Shqipëria qan. Duket se ai e ka të vështirë të kuptojë që shqiptarët anembanë vendit janë lodhur prej tij. Këtë do ta mësojë mirë në 25 Prill kur ta largojmë dhe të sjellim një të ardhme më të mirë për familjet shqiptare.

ME TE LEXUARAT