Christian Louboutin dhe çantë 90 mijë dollarëshe, 'lamtumira' më e pasur presidenciale në SHBA

Showbiz
Christian Louboutin dhe çantë 90 mijë dollarëshe,

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump dhe Zonja e Parë Melania Trump dolën sot që nga ora 8:12 e mëngjesit nga Shtëpia e Bardhë, për t’i lënë vendin pasardhësve.

Të dy pasi kanë mbajtur një fjalim të shkurtër para mediave kanë hipur në helikopterin dhe janë janë nisur për në Mar-a-Lago në Florida, e cila do të jetë shtëpia e tyre e përhershme.

Ajo që ra në sy ishte fakti që çifti kishte zgjedhur që të vishte vetëm të zeza, përveç kollares së kuqe të Trump.

Melania kishte veshur një xhaketë Chanel, këpucë stileto prej lëkure të zezë nga Christian Louboutin dhe një çantë me lëkurë krokodili “Hermès Birkin”, e cila kushton rreth 90,000 dollarë.

Vetëm me veshjen e Melanisë, kjo ndoshta është “lamtumira” më e pasur presidenciale që ka parë Amerika…

ME TE LEXUARAT