Zhdukja e biznesmenit italian në Pukë, gazetarja: Policia nuk është treguar transparente

Aktualitet
Zhdukja e biznesmenit italian në Pukë, gazetarja: Policia nuk

Para pak ditësh u njoftua se biznesmeni italian Davide Pecorelli ishte zhdukur, ndërsa makina e tij ishte gjetur e djegur në Gjegjan të Pukës.

Mbrëmjen e sotme gazetarja Klodiana Lala zbuloi detaje të reja nga kjo ngjarje e cila është mbajtur e fshehur nga policia, ku edhe pasi është bërë publike nuk ka patur transparencë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gazetarja tregon se makina e italianit është djegur ngadalë dhe kjo sjell në vëmendje se kjo ngjarje mund të jetë një aksident.

Sipas gazetares ekspertët thonë se nga rrjedhja e gazit është asfiksuar dhe prandaj nuk ka dalë.

"Nga ekzaminimet është gjetur një orë dhe telefon gjysmë e djegur. Natën ku u mor me qira automjeti ishte një nga ditët kur pati përmbytje.

Vetëm të nesërmen u panë mbetjet e trupit. Policia këtu duhet të ishte më transparente, se nuk dha asnjë shpjegim që aty kishte skelet njeriu.

Në fillim ai ishte në Vlorë për të takuar bashkëjetuesen pasi ka një fëmijë me të, po pastaj ajo iku në Perugia.

Ajo tha se nga Rinasi ka shkuar në Vlorë pasi thotë se do kishin një biznes atje, më pas ka shkuar në veri për të eksploruar zonën për një mundësi biznesi.

Tashmë nga vrasja po shkohet drejt ngjarjes aksidentale, sepse makina është djegur ngadalë, s’ka gjurmë mbetjesh djegiesh."- tha Klodiana Lala.

Po si nuk ka dalë ai jashtë kur makina është djegur ngadalë?

"Ekspertët thonë se nga rrjedhja e gazit është asfiksuar dhe prandaj nuk ka dalë. Më pas makina nëse do kishte rënë në përroin aty afër , rrjedha kushedi ku e kishte çuar.

Se tanin policia sjell njoftime nga më banalet per gjoba, vjedhje celularësh, kurse për një shtetas të huaj s’mori mundimin të bëjë 5 rreshta. Ishte një ngjarje që nuk mund të mbyllej kështu."-shtoi Lala.

ME TE LEXUARAT