Vdes në moshën 24-vjeçare nga mbidoza djali i supermodeles së njohur

Showbiz
Vdes në moshën 24-vjeçare nga mbidoza djali i supermodeles

Djali i supermodeles së njohur Stephanie Seymour dhe biznesmenit Peer Brant, Harry Brant ka ndërruar jetë në moshën 24-vjeçare.

Brant i cili ishte model, si nëna e tij, ka vdekur të dielën më 17 janar nga mbidoza aksidentale me ilaçe në recetë. Lajmin e ka bërë të ditur familja e tij, përmes një komunikate për media.

“Ne do të mbesim të pikëlluar për gjithë jetën që jeta e tij u shkurtua shkaku i kësaj sëmundje. Ai ka arritur t’i realizojë shumë gjëra në këto 24 vjet jetë, por tani nuk do ta kemi kurrë rastin të shohim sa shumë do të bënte Harry me jetën e tij.

Ai nuk ishte vetëm djali ynë, Harry ishte një vëlla i mrekullueshëm, nip shumë i dashur, xhaxha i preferuar dhe një mik i kujdesshëm për të gjithë.

Ai ishte kreativ, i sjellshëm dhe person me një shpirt të fuqishëm, i cili solli dritë në zemrat e shumë njerëzve. Ai ishte vërtetë një njeri u bukur, si përbrenda ashtu edhe jashtë”.

Harry Brant megjithëse i ri në moshë, tashmë e gëzonte një karrierë premtuese në fushën e modës, duke u bërë pjesë e kompanive reklamuese të markës “Balmain” dhe revistës “Italian Vogue”.

Ndërsa nëna e të ndjerit, Stephanie Seymour, ishte supermodele e njohur në kohën e saj. Nga fundi i viteve ’80 ajo u shfaq në ballinën e revistës “Sports Illustrated Sëimsuit Issue” dhe në revistën prestigjioze “Vogue”.

Gjatë viteve ’90, Seymour u shndërrua në një ndër modelet më të kërkuara për reklamimin e rrobave të brendshme, për kompaninë atëkohë të re, “Victoria’s Secret”.

ME TE LEXUARAT