Rritet numri i viktimave nga Covid-19 në Itali, mbi 10 mijë të infektuar në 24 orë

Bota

Italia raportoi 10 497 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit nga 254 mijë tamponë të kryer në të gjithë vendin.

Vdekjet pësuan rritje, ku 603 persona të tjerë humbën betejën me virusin, krahasuar me 377 që ishin një ditë më parë. Niveli i pozitivitetit bie në shifrat 4.1%.

Lajmet e mira vijnë nga spitalet, ku raportohet për ulje të numrit të të shtruarve në terapitë intensive dhe repartet e tjera covid të spitaleve.

ME TE LEXUARAT