Pas kritikave për braktisje, Komisioni Europian premton vaksina për Ballkanin Perëndimor

Aktualitet
Pas kritikave për braktisje, Komisioni Europian premton vaksina për

Komisioni Europian ka nisur mekanizmin për të furnizuar Ballkanin Perëndimor me vaksina anti Covid.

Lajmi është bërë i ditur nga komisioneri për zgjerim Oliver Varhelyi, i cili me një postim në Twitter shkruan:

“Për të siguruar front të bashkuar për të mposhtur # COVID19 dhe qasjen e hershme në vaksina, Komisioni Europian do të ngrejë mekanizëm për të strukturuar sigurimin e vaksinave të ndara nga Shtetet Anëtare, me vëmendje të veçantë për #Ballkanin Perëndimor. Do të hulumtohen mundësi të mëtejshme për të siguruar vaksinat më shpejt.”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nuk i ka kursyer kritikat për BE lidhur me vaksinën ndaj COVID-19.

“Vendet kanë rendur të bëjnë çka munden me parimin secili për veten, Zoti për të gjithë. Këtë ka bërë BE.

E papranueshme moralisht, ndërkohë që X vend merr X doza dhe i mban aty se s’mund të bëjë vaksinimin me shpejtësinë që të ezaurojë dozat që ka, ezauron jo të gjitha. Fare mirë mund të linte një pjesë sado të vogël për vendet e rajonit.

Nga të gjitha këto, 6 vende do marrin dozat për mjekët e infektivit. Ne nuk jemi të fortë si BE, por nuk i kemi sot të gjitha dozat për të gjithë mjekët e Shqipërisë, edhe po t’i kishim nuk do i bënim të gjitha.

Ne këto që kemi, një pjesë ja çojmë Kosovës. Ne nuk jemi në kushtet të harrojmë që në radhë të parë jemi njerëz. E para është solidariteti. Kështu që në këtë situatë kemi bërë mirë, përjashto Serbinë që ka vepruar në të njëjtën mënyrë nuk janë në gjendje të fillojnë dhe s’kanë qartësi kur do fillojnë. Kosovën nuk e lëmë veç. Nuk aj zgjidhim dot hallin. T’ja qajmë hallin jemi të detyruar. Jemi natyrshëm të prirur ta bëjmë.

Sa i përket zhdoganimit, procesi ka filluar të premten dhe sot në orën 09:00, është kryer si proces për hapat që janë kryer. Sepse vendi që na i ka dhënë vaksinat ka kërkuar konfidencialitet. Shpresoj të kem mundësi më vonë ta them, para gjithë shqiptarëve. E kërkojnë të gjitha vendet. Nëse një vend sot e bën këtë për Shqipërinë, nuk dëshiron për të tjerat. Pse e bën për Shqipërinë? S’më takon mua, por është një ndër arsyet është që keni Edi Ramën kryeministër” – tha Rama.

ME TE LEXUARAT