Nisin punimet për ndërtimin e spitalit të Fierit që financohet nga Turqia

Aktualitet
Nisin punimet për ndërtimin e spitalit të Fierit që

Ditën e sotme kanë nisur punimet për spitalin e Fierit që do të financohet nga Turqia. Spitali në Fier pritet të kushtojë 60-70 milion euro. Kështu deklaroi përfaqësuesi turk i projektit i cili ishte në tokën ku pritet që të ndërtohet spitali.

“Ne presim që të kushtojë rreth 60-70 milion euro. Presim që në kulmin e vet të punës të kemi 1000-1200 punonjës minimumi këtu”, deklaroi ai para pak ditësh.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërtimi i këtij spitali ka sjellë shqetësim tek disa familje që preken nga projekti. Ata dolën në protestë pak ditë më parë, pasi sipas tyre toka nuk po shpronësohet sipas vlerës së tregut.

ME TE LEXUARAT