Mungesa e njoftimit të policisë për aksidentin tek RTSH, ministri Çuçi tregon arsyen

Politikë
Mungesa e njoftimit të policisë për aksidentin tek RTSH, ministri

Mungesa e njoftimeve të ngjarjeve të bujshme nga policia e Shtetit ka krijuar debat të madh në radhët e opinionit publik.

"Fshehja" e aksidentit tek kryqëzimi pranë RTSH është një prej tyre, ku një automjet shkeli semaforin e kuq dhe u përplas me një makinë tjetër, duke përfunduar në muret rrethuese të Ambasadës Italiane.

Për këtë, Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi e ka një sqarim për të.

I ftuar në emisionin "Përballë" në "RTSH", Çuçi tha se njoftimi për atë është bërë, pasi masa ndëshkimore ndaj shoferit të mjetit që shkeli ligjin përmblidhet në raportin tërësor të asaj dite.

"Njoftimet e policisë bëhen: Dje në autostradën X janë bërë kaq gjoba dhe heqje patente. Aty është edhe ai lajmi.

Është një çështje penale, nuk diskutohet.

Ne forcojmë çdo ditë e më tepër ligjin e policisë dhe pavarësinë e saj, që asnjë gazetar, pronar mediaje dhe çdo kush me pozitë në Shqipëri të mos i dalë zot as bashkëshortes, as babait, as nënës, as fëmijëve, as kushëritit, as motrës, as vëllait," tha shkurtimisht Çuçi.

ME TE LEXUARAT