Mjeku rrëshqet në akull, pëson fraktura të rënda, përfundon tek Trauma

Aktualitet
Mjeku rrëshqet në akull, pëson fraktura të rënda,

Rrugët e brendshme të qytetit të Peshkopisë janë kthyer në një problem për këdo për shkak të prezencës së madhe të akullit.

Qytetarët janë ankuar prej ditësh për neglizhencën e Bashkisë Dibër pasi akulli po iu rrezikon jetën. Madje një prej atyre që e kanë pësuar keq nga akulli është edhe një mjek i përgjithshëm në spitalin Rajonal Dibër.

Ai është rrëzuar në akull teksa shkonte në punë ku dhe ka pësuar fraktura të rënda. Mjeku në fjalë është dërguar në Spitalin e traumës në Tiranë ku po merr mjekim të specializuar.

ME TE LEXUARAT