Kryemadhi: Të zerojmë taksat për produktet vendase, 25 Prilli do e “thyejë” në mes rilindjen

Politikë
Kryemadhi: Të zerojmë taksat për produktet vendase, 25 Prilli do

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, mëngjesin e sotëm e ka nisur me një takim me banorët e Fierit.

Kryemadhi ndër të tjera ka thënë se të gjitha prodhimet shqiptare bujqësore dhe blegtorale duhet të bëhen pa TVSH dhe pa taksë për të stimuluar prodhimin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Unë ditën e djeshme kam qenë gjithë paraditen në Tiranë, ku kemi diskutuar dhe përmbyllëm punën për prezantimin e programit dhe pastaj kam qenë në Elbasan, në Papërr, në Bradashesh, në Broshkë, ku në takimet që zhvilluam me banorë atje, problematikat kryesore ishte papunësia dhe largimi i të rinjve nga shtëpia. Ndërkohë që në anën tjetër kishim taksat e larta, çmimin e energjisë elektrik të lartë, çmimet e ushqimeve të larta, ku pjesa më e madhe vinin nga importi, ndërsa produktet vendase ngelnin pa shitur.

Kjo ndodh në komuna, në zonat rurale të Shqipërisë, por nëse futesh në qytete, ku shqiptarët jetojnë në apartamente, në pallate, situata do të jetë akoma më e vështirë, sepse edhe për shkak të pandemisë, por edhe për shkak të situatës ekonomike që dashje pa dashje është futur thellë në familjet shqiptare, atëherë ajo që është prezentë kudo është mungesa e mundësive për t’ju njerëzve një kosto jetese që të jetë e pandjeshme për xhepat e tyre dhe të kenë një standard më të mirë jetese.

Ne sot jemi në qytetin e Fierit dhe do ta kalojmë gjithë ditën sot këtu në takime, me grupe interesi, me qytetarë, duke shkuar në bizneset dhe shtëpitë e tyre. Mendoj që qyteti i Fierit është një qytet që mban një nga pjesët më kryesore të ekonomisë shqiptare, që është nafta, që plotëson dhe mbush buxhetin e shtetit.

Dhe aq më shumë që shikon ritmin e rënies ekonomike në xhepat e familjeve fierake që është jashtëzakonisht i madh. Për të mos folur pastaj për largimin e të rinjve dhe të rejave.

Ne kemi shumë djem dhe vajza që studiojnë në Tiranë nga qyteti i Fierit, që në përgjithësi janë edhe studentët më të mirë që kanë universitetet e kryeqytetit, por nga ana tjetër mundësitë për ta janë shumë të vogla.

‘Nuk kam për ta harruar atë zonjën naftëtare, e cila tha: “E kam çuar vajzën për Inxhinieri-Kimie, por problemi është se mendonte se do të vinte të punonte në rafineri. Po ku do punojë? Do punojë me vite të tëra dhe s’ka për ta paguar njeri.”

Pra, janë problematika, të cilat ndihen, por ne e shikojmë ndoshta në një aspekt shumë më të gjerë.” ka thënë Kryemadhi.

“Në një bashkëbisedim që patën ditën e djeshme, ne hodhëm idenë e diskutimit që, të gjitha prodhimet shqiptare të jenë pa taksë, pa TVSH, për të stimuluar jo vetëm prodhimin vendas, por për të krijuar një hapësirë që shqiptarët të kenë çmime më të ulëta dhe prodhime të një cilësie të mirë. Sepse ne shohim dy standarde, një standard shohim shqiptarët që i hedhin apo i groposin prodhimet e tyre në rrugë, ndërsa kemi standardin tjetër që dy apo tre biznese importojnë qoftë qepën, hudhrën apo edhe pataten e domaten, ndërkohë që mund të kemi prodhimet tona.

Nëse ne nuk do ti japim dorën njëri-tjetrit, ku të tregojmë që kjo TVSH e ushqimeve jo vetëm që nuk e ndihmon fshatarin, por përkundrazi e la atë pa e shitur prodhimin e tij, ndërkohë që pikat e grumbullimit e kthyen në biznes, ku merrnin prodhimet nga jashtë, i grumbullonin dhe pastaj i shisnin po prapë jashtë, solli një dëmtim të madh të bujqësisë.

Për të mos folur pastaj për blegtorinë, për mishin për shembull ku ne vetëm 30 për qind të kërkesave plotësojmë me prodhimin vendas, ndërkohë që e gjithë pjesa tjetër importohet. Qoftë për mishin e qengjit, qoftë për shpendët, për mishin e vicit e të tjera me radhë.

Po të pyesësh shqiptarët thonë: A e ke mish vendi apo të ardhur? Pra, ne e duam mishin e vendit, duam ta konsumojmë por nuk e kemi të mundur.

Ne brenda javës së ardhshme do të shpalosim pikat e programit tonë. Edhe Kejdi ka punuar për programin për pjesën e arsimit dhe e di shumë mirë që kemi bërë disa pika shumë të mira.” ka deklaruar më tej Kryemadhi.

ME TE LEXUARAT