Italia ashpërson rregullat, ndalon tymosjen e duhanit në ambiente të hapura

Bota
Italia ashpërson rregullat, ndalon tymosjen e duhanit në ambiente

Që nga dita e sotme, në Milano është ndaluar pirja e cigares në ambient të hapur nëse ka njerëz të tjerë në të paktën 10 metra distancë.

Kjo gjë është e ndaluar gjithashtu në zonat e gjelbra, në stacionet e autobusit dhe varreza.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kujtojmë se Italia që nga viti 2005 e ka të ndaluar duhanin në lokale, ndërkohë Milano ka bërë një hap para duke miratuar një nga disiplinat më të ashpra në Europë.

Këshilli bashkiak ka miratuar në 19 nëntorë ndalimin e pirjes së duhanit në ambientet e hapura duke nisur që nga data 19 janar, përveç se në vende të izoluara.

Ultësira e Padanës është një nga zonat më të ndotura në kontinent. Dhe tema e shëndetit të aparatit të frymëmarrjes është bërë dhe më shumë prioritare me ekzistencën e pandemisë. Sidomos në Lombardi, që kryeson me numrin e infektimeve me koronavirus, ndaj rajoneve të tjera italiane.

ME TE LEXUARAT