Irani 'kërcënon' Joe Biden pak ditë para inagurimit: E kemi gishtin në këmbëz

Bota
Irani 'kërcënon' Joe Biden pak ditë para inagurimit: E

Pak orë nga betimi i Joe Biden, Irani i ka treguar forcën presidentit të ri të SHBA-së për mes një stërvitje ushtarake, e cila ishte e pesta brenda dy javëve. Teherani zbriti në terren forcat speciale, avionët luftarakë, helikopterët dhe tanket.

Televizioni shtetëror transmetoi pamjet e ushtarëve duke u hedhur parashutën nga avionët, helikopterë, tanke dhe raketa me skenat që i ngjanin një lufte të vërtetë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Sot, forcat tokësore të ushtrisë kanë arritur aftësi të konsiderueshme operacionale në vendosjen e dronëve dhe raketave” tha gjeneral brigade Mohammad Hussein Dadras, nënkryetari i ushtrisë iraniane.

“Kjo është fuqia e forcave tokësore të ushtrisë për t’iu përgjigjur kërcënimeve” tha më tej ai. “Duart tona janë në këmbëz” tha komandanti i përgjithshëm Husein Salami.

Administrata në largim e Donald Trump ka ndjekur një politikë “presioni maksimal” të shoqëruar me sanksione të ashpra ekonomike ndaj Iranit, ndërsa tensionet u rritën pas vrasjes se gjeneralit Soleimani në Bagdad vitin e kaluar.

Presidenti i zgjedhur amerikan Joe Biden ka premtuar uljen e tensioneve me Teheranin duke rikthyer marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 nga e cila Trump u tërhoq në mënyrë të njëanshme në 2018.

ME TE LEXUARAT