Inaugurimi i Biden, shkarkohen dy anëtarë të Gardës Kombëtare! Dyshohen si ekstremistë

Dy anëtarë të Gardës Kombëtare të SHBA-së u lalrguan nga detyra për ditën e inaugurimit të Biden si president.
Mediat e huaja raportojnë se ky largim erdhi në kuadrin e verifikimit të sigurisë në mënyrë që asnjë prej tyre të mos ketë lidhje me grupe ekstremiste apo kriminale.
Një zyrtar i Ushtrisë merikane dhe një zyrtar i lartë i inteligjencës amerikane thonë se kanë zbuluar që dy anëtarët e Gardës Kombëtare kanë lidhje me ektremistë të djathtë.
Ata nuk thanë se cilit grup ekstremist i përkisnin anëtarët e Gardës ose në cilën njësi shërbenin.
Në përgjigjen e saj për Associated Press, Garda Kombëtare shprehet:
"Për shkak të sigurisë operacionale, ne nuk diskutojmë procesin dhe as rezultatin e procesit të verifikimit për anëtarët ushtarakë që mbështesin inaugurimin."