"E kisha si baba", dëshmia tronditëse e aktores së njohur çon pas hekurave regjisorin serb

Bota
"E kisha si baba", dëshmia tronditëse e aktores së

Miroslav Aleksic, një profesor i njohur i aktrimit, regjisor, producent dhe aktor në Serbi i dyshuar për tetë akuza për përdhunim dhe shtatë akuza për ngacmim seksual, u la nën masën e sigurisë 30 ditë paraburgim të hënën, pas seancës dëgjimore para Prokurorisë së Lartë të Beogradit. Nëse shpallet fajtor, ai mund të dënohet me 15 vjet burgim.

Aleksiç u arrestua të Dielën, pasi aktorja e njohur në Serbi Milena Radulovic, ish studentja e tij e denoncoi atë në polici për përdhunim që prej vitit 2012 kur ajo ishte 17 vjeçe, dhe ai ishte 61.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Edhe aktorja e Teatrit në Serbi Iva Ilinčić, rrëfeu dje historinë e ngacmimit seksual nga Aleksić. Ajo tha se ka heshtur për 6 vite pa i thënë asnjë fjalë askujt pasi e mendonte profesorin si një baba që nuk mund t’i bënte kurrë diçka të keqe. Sfida më e madhe për të ishte pikërisht që ta pranonte atë që po ndodhte.

“Kam heshtur për gjashtë vjet, e mohova, nuk i thashë askujt, fjalë për fjalë askujt. Kur ndodhi për herë të parë, thashë me vete, ‘Mika është si një baba për mua, është e pamundur që kjo të ndodhë. Dhe nëse ndodh, atëherë ai, dëshiron të më përgatisë për botën mizore të regjisorëve, producentëve. Unë e justifikova atë, unë refuzova të pranoja. E injorova. Dhe pastaj e kam pranuar me veten time, gjë që ishte një hap i madh “, u shpreh ajo.

Zyra e Prokurorit tha se nuk do të zbulonte detaje të procedurës për shkak të ndjeshmërisë së çështjes, shqetësimit publik që shkaktoi dhe përfshirjes së të miturve. Ajo tha se do të informonte publikun për hetimin në kohën e duhur.

Publiku i gjerë, figurat publike, njerëz nga industria e filmit dhe teatrit reaguan në rrjetet sociale të tmerruar nga lajmi për njeriun që shumë e konsideronin si profesorin më të mirë të aktrimit.

ME TE LEXUARAT