E akuzuan se ka bërë botoks, Jennifer Lopez revoltohet keq me fansat

Showbiz
E akuzuan se ka bërë botoks, Jennifer Lopez revoltohet keq me fansat

Jennifer Lopez insiston se lëkura e saj duket gjithnjë e freskët dhe pa rrudha, në sajë të kujdesit dhe maskave, ndërsa disa fansa e kundërshtojnë duke thënë se “sekreti” qëndron te botoksi.

Përmes një videoje të postuar në Instagram, ylli i popit reklamoi një maskë dukë thënë se me të do hiqni gjithashtu 10 vite nga lëkura. Por mes fansave ka dhe shumë skeptikë dhe njëra prej tyre i shkruan:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“A mund të përmendësh gjithashtu që vetullat dhe balli yt nuk lëvizin kur ti flet ose përpiqesh të shprehesh përmes gjesteve? Sigurisht që ke bërë botoks dhe shumë madje! Nuk ka asgjë të keqe, por thjesht po them.”

Kjo e revoltoi këngëtaren, e cila mohoi të ketë përdorur ndonjëherë botoks në fytyrë dhe përsëriti se:

“Eshtë thjesht fytyra ime. Për herë të 500, nuk kam bërë kurrë botoks apo injeksione të tjera. Merr ca produkte nga J.Lo për t’u ndjerë e bukur me fytyrën tënde. Një tjetër sekret bukurie që do të them është të fokusohesh më shumë tek pozitiviteti. Bëhu më e mirë, më pozitive dhe mos e kalo kohën tënde duke i bërë të tjetët të ndihen keq. Kjo do të të mbajë të re dhe shumë të bukur.”

ME TE LEXUARAT