"Duam pare", Braçe kapet me kreun e FSHF-së: Tirja kërkon lekë pse po bëhet vaksina në "Air Albania"

Politikë
"Duam pare", Braçe kapet me kreun e FSHF-së: Tirja

Pas ardhjes së vaksinës Pfizer më 11 janar në Shqipëri, qeveria vendosi të kthej stadiumin “Air Albania” në një qendër spitalore për të vaksinuar mjekët dhe infermierët dhe më pas pjesa tjetër që do shihet me prioritet nga autoritetet.

Mësohet se Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, pa arritur një marrëveshje me FSHF për stadiumin, ka nisur vaksinimin.

Deri tani nuk është arritur asnjë marrëveshje mes qeverisë dhe FSF për të mbuluar kostot e mirëmbajtjes së stadiumit, ndërkohë që këta të fundit u kërkojnë autoriteteve që të paguajë qiranë. Sigurisht nuk bëhet fjalë për shifrat e larta, sikurse kur organizohen ndeshjet e futbollit.

Pas deklaratave të shumta nëpër media nga përfaqësuesit e FSHF k ardhur edhe reagimi i zv.Kryeministri Erion Braçen, i cili nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale i drejtohet kreut të FSHS duke e cilësuar si “Tirja” i cili po kërkon nga qeveria lekë për Stadiumin.

Reagimi i Erion Braçes në “Instagram.

“OOOOO ZOOOOOT! PERSERI TIRJA; LEKE PSE PO BEN VAKSINA NE STADIUM!

Një muaj më parë tallej si presidenti i partisë me dyshimin tregtar: do e sjellë apo nuk do e sjelle qeveria vaksinën! Tani që vaksinimi është fakt, nisi nga e para kënga: DUM PARE, DUM PARE”, theksoi Braçe.

ME TE LEXUARAT