2 vjeçari bie nga ballkoni i katit të dytë, vëllai i tij humbi jetën në 2017 në një incident të tillë

Bota
2 vjeçari bie nga ballkoni i katit të dytë, vëllai i tij

Një familje ka rijetuar tragjedinë e provuar katër vjet më parë, kur djali 2 vjeç e gjysmë ra nga kati i dytë i një pallati në rrugën “Parini”, në qendrën historike të Oneglias në Imperia, një lartësi prej rreth 10 metrash, dhe nuk mundi të mbijetonte me gjithë ndërhyrjen e mjekëve të spitalit Gaslini në Genova.

Dy ditë më parë, rreth orës 16:30, incidenti i rëndë u përsërit, gati identik për një prej vëllezërve të tij, as 2 vjeç, i cili teksa po luante ra nga tarraca e shtëpisë ku jeton tani familja tuniziane në një pallat në rrugën “Argine Destro”, në afërsi të stacionit hekurudhor në Imperia.

Fëmija ka rënë nga kati i dytë, në një lartësi prej rreth pesë metrash në oborrin prapa ndërtesës. I vogli është transferuar në spitalin Gaslini me helikopterin e ndihmës mjekësore dhe sipas informacioneve nuk është në rrezik për jetën.

Ndërhyrjet në vend ishin të menjëhershme, me mbërritjen e ambulancës së 118, një ambulance të Kryqit të Kuq dhe një patrullë policie, e cila rindërtoi incidentin. Fëmija, që nuk e kishte humbur vetëdijen, pësoi trauma në krahë dhe shpatulla, por nuk pati dëmtime në kokë e pjesë të tjera të trupit dhe për këtë arsye gjendja e tij nuk dukej shumë e rëndë.

ME TE LEXUARAT