Vajzën 10-vjeçare i'a shtypi makina, babai : Ishte bashkë me gjyshen, shoferi u largua pas ngjarjes

Aktualitet
Vajzën 10-vjeçare i'a shtypi makina, babai : Ishte bashkë

Dalin detaje të reja nga vdekja e 10-vjeçares dje në Tiranë, e cila u përplas nga një makinë në rrugën “Njazi Meka”.

Babai i të miturës në një prononcim për mediat ka rrëfyer momentet e fundit kur ishte ndarë me vajzën e tij.

Iliaz Petali tha se vajza ishte e shoqëruar me gjyshen e saj, ndërsa një makinë kishte kaluar me shpejtësi dhe e kishte përplasur. Ai tha se pas ngjarjes, shoferi i mjetit ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

“Kisha 10 minuta qe u ndava me vajzën. Ajo ishte bashkë me gjyshen e saj. Shoferi erdhi e perplasi. Aksidenti mund ti ndodhe cdokujt por shoferi beri gabim se ishte me shpejtesi ne rruge lagje. E perplasi femijen dhe iku. Mund te kete qene i pire po ia le shtetit ne dore te beje drejtesi. Ketu ska as rruge as trotuar asnje kusht.”, tha ai. Në lidhje me ngjarjen e rëndë u arrestua Alban Guri, i cili drejtonte mjetin që u përfshi në aksident.

ME TE LEXUARAT