Tërmeti shkatërrues në Indonezi/ 73 viktima, mbi 27 mijë të plagosur  

Bota
Tërmeti shkatërrues në Indonezi/ 73 viktima, mbi 27 mijë

Të paktën 73 persona janë konfirmuar deri tani të vdekur si pasojë e tërmetit të fuqishëm, me magnitudë 6,2 rihter, i cili goditi Indonezinë të premten, ndërsa ekspertët i frikësohen një tjetër tërmeti edhe më të fuqishëm, i cili mund të shoqërohet me tsunam.

Më shumë se 820 persona janë konfirmuar të plagosur dhe mbi 27800 u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre, pasi lëkundjes së fortë, tha një zëdhënës i agjencisë kombëtare të katastrofave në Indonezi.

Zëdhënësi bëri të ditur se policia është vendosur në zonë, pasi ekziston mundësia e plaçkitjeve të banesave.

Tërmeti shkaktoi edhe një varg katastrofash të tjera si, rrëshqitje toke dhe disa ura të dëmtuara.

ME TE LEXUARAT