Tentoi të kalonte kufirin me dokumenta të falsifikuara, arrestohet kosovari në Durrës

Një 39 vjeçar ka rënë në prangat e policisë se Durrësit pasi tentoi të kalonte kufirin me dokumente, të cilat ishin të falsifikuara.
Konkretisht i arrestuari është shtetasi me inicialet F.H 39-vjeç, banues në Kosovë, të cilit gjatë kontrollit nga autoritet kufitare të Portit të Durrësit, u konstatua se ai po tentonte të kalonte kufirin me dokumente të falsifikuara.
Njoftimi i policisë;
Durrës / Tentoi të kalonte kufirin me dokumente të dyshuara si të falsifikuara, arrestohet në flagrancë 39-vjeçari.
Arrestohet në flagrancë dhe 1 drejtues mjeti.
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin F. H., 39 vjeç, banues në Prishtinë, Kosovë, pasi gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Port, Durrës, kanë konstatuar se ky shtetas po tentonte të kalonte kufirin me dokumente të dyshuara si të falsifikuara.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.