"Shteti e braktisi", bashkëshortja e mjekut Arjan Harxhi: E dërguam në Turqi me shpenzimet tona!

Aktualitet
"Shteti e braktisi", bashkëshortja e mjekut Arjan Harxhi: E

Drejtori i spitalit COVID 3 Arjan Harxhi është dërguar për kurim në Turqi me lekët e familjarëve. Ky lajm bëhet publik nga bashkëshortja e Harxhit, Erjona Shehu, e cila hedh poshtë lajmet se mjeku i njohur, i prekur nga koronavirusi, u dërgua me fonde të Ministrisë së Shëndetësisë.

Postimi

 Te nderuar miq!

Prej dates 6 janar, ne media u be publik nje lajm I PAVERTETE, sipas te cilit Prof. Arjan Harxhi u dergua per kurim per Covid 19 ne Turqi me fondet e Ministrise se Shendetesise.

Prof. Arjan Harxhi, i cili beri nje forme agresive te Covid 19, per shkak te ekspozimit te madh karshi Covid 19, eshte derguar ne Turqi me SHPENZIMET E FAMILJAREVE te tij. Ne asnje moment nuk kemi prekur fondet e taksapaguesve shqiptare! Ndaj te shqetesuarit le te qetesohen.

Nuk i kemi borxh asnje qindarke dhe asnje moment jete askujt. Interesi per jeten e nje njeriu te semure rende, per shkak te profesionit nuk u shpreh qofte dhe me nje telefonate interesi. Ky lajm shqetesoi nje familje te tere dhe mbi te gjitha 2 femije qe per mbi 10 muaj degjojne vetem per Covid 19 dhe zgjohen ore pa ore nga telefoni i babait te tyre, i cili ne cdo moment i eshte gjendur prane kujtdo.

Kushdo letyre politike, qe ka dashur te perfitoje nga ky lajm i genjeshtert i them: Ju kam lene Zotin!

Per te gjithe miqte tane: fjalori njerezor nuk ka mjaftueshem fjale per mirenjohjen!

Per deshiren tuaj per te na qene prane ne momentin me te veshtire te familjes sone me oferta si financiare e deri per te na ofruar kujdes per femijet, trsnsport etj etj, mund tu themi vetem: ju kemi ne Zemer!

ME TE LEXUARAT