"Sanitarja njollosi dhe përdhosi bluzat e bardha", Rama falenderon publikisht vajzën që demaskoi Tiren

Aktualitet
"Sanitarja njollosi dhe përdhosi bluzat e bardha", Rama

Kryeministri Edi Rama ka komentuar sërish skandalin në spitalin “Shefqet Ndroqi” i njohur ndryshe si Covid-2 ku sanitarja Tire Dërvishi i zhvati 8 milionë lekë vajzës së një pacienteje me Covid-19, e cila dhe ndërroi jetë.

Ai i shprehu ngushëllimet vajzës të së ndjerës dhe e falenderoi publikisht për denoncimit që bëri.

“Sanitarja njollosi dhe përdhosi bluzat e bardha. Dua t'i shpreh ngushëllimit e mia dhe të gjithë mirënjohjen dhe gjithë respektin qytetares që mori përsipër të hedhë përsipër hapin e denoncimit.

Ky është kontribut i madh i munguar i medias dhe gazetarisë sonë një goditje e tillë ka më shumë e tepër vlerë se miliona llafash dhe analizash të dhëna kuturu në hava.

Nëse do të krijojmë një frymë trysnie me ata që abuzojnë me detyrën sidomos ata që merren me shëndetin. “-u shpreh Rama nga foltorja e Kuvendit./ Lajmi I fundit.al

ME TE LEXUARAT