Ruçi hap sesionin e ri parlamentar: KQZ të thjeshtojë procedurat për votën e emigrantëve

Politikë
Ruçi hap sesionin e ri parlamentar: KQZ të thjeshtojë

Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi e ka çelur sot seancën e sotme plenare me një bilanc të sesionit të kaluar parlamentar.

Ai tha se Kuvendi ka plotësuar pjesën më të madhe të reformave të premtuara në nisje të tij që kanë lidhje me reformën zgjedhore, ngritjen e Gjykatës Kushtetuese dhe vendimin e Këshillit Europian për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ai tha se Shqipëria ka sot një Kod Zgjedhor dhe po shkon drejt një procesi zgjedhor me kushte të barabarta ndërsa i bëri thirrje KQZ që të thjeshtojë procedurat që mundësojnë pjesëmarrjen e emigrantëve në zgjedhje.

“Të dashur qytetarë, sot Kuvendi i Shqipërisë fillon sesionin e ri parlamentar dhe të fundit të kësaj legjislature. Më lejoni të them dy fjalë për sesionin e kaluar dhe për atë që po nisim sot.

Në seancën e parë u zotuam që të bëjmë ligje për reforma të mëdha të jetësë ekonomike dhe politike të vendit për ta bërë Shqipërinë të fortë dhe partnere më të denjë të BE dhe SHBA.

Sot mund të pohoj përgjithësisht se këto premtime janë realizuar. Vendi po përballet me dy ngjarje të mëdha si tërmeti dhe pandemia.

Gjatë sesionit të kaluar kemi realizuar bërjen funksionale të Kushtetuese, Reformën Zgjedhore dhe marrjen e vendimit nga KE për çeljen e negociatave. Deklarova këtu se me hir apo pahir se Gjykata Kushtetuese do të nisë punë në Janar të 2021.

Gjykata e Lartë edhe pse në proces plotësimi, është sot në punë. Në emër të Kuvendit i bëj thirrje institucioneve për plotësimin e këtij organi. Ndërtimi i organeve të reja të qeverisjes së vendit është më i vështirë.

Suksesin për ndërtimin e këtyre organeve i dhanë legjislasturës kredincialet e merituara. Shqipëria ka sot një Kod Zgjedhor dhe po shkojmë drejt një gare zgjedhore me kushte dhe akses të barabartë. Në këto zgjedhje mundësohet për herë të parë që të votojnë emigrantët.

I bëj thirrje KQZ që të hartojë procedura sa më praktike për realizimin e këtij procesi në mënyrë që lehtësohet pjesëmarrja e tyre në zgjedhje.

Kjo legjislaturë do mbahet mend edhe për procedurën e miratimit të vendimit nga Këshilli Europian për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Arritjet e kësaj legjislature marrin një vlerë të madhe nëse marrim parasysh kushtet kur punuam. Kam ndjekur me vëmendje debatet mes opozitës dhe shumicës që shpesh i kaluar edhe etikën.

Kuvendi nuk u mjaftua me ligjitimitetin e ekzistencës. Pati një dorë të zgjatur për bashkëpunim me opozitën jashtëparlamentare. Kuvendi i krijoi mundësi asaj që kishte braktisur sistemin që të bashkëpunonte me qytetarët.

Procesi ligjbërës është ndikuar dhe do vazhdojë të ndikohet nga pandemia e COVID. Roli kontrollues i Kuvendit në çështjet e integrimit është forcuar”, tha Ruçi.

ME TE LEXUARAT