Prek djali që humbi katër familjarët në aksidentin fatal: Motra e vogël kërkoi prindërit kur hapi sytë

Aktualitet
Prek djali që humbi katër familjarët në aksidentin fatal:

Katër anëtarëve të familjes Avdijaj iu dha dje lamtumira e fundit, pasi mbrëmjen e së enjtes makina me të cilën ata po udhëtonin u përplas me një kamion, nga i cili shpëtoi mrekullisht 2-vjeçarja Violeta.

Pasi u dërgua në spital, hapi sytë dhe kërkoi prindërit e saj, të cilët vdiqën në vendin e ngjarjes. Kështu rrëfen për Gazetën Express, Mirsad Avdijaj, djali i madh i Blerim Avdijajt nga martesa e tij e parë.

“Njerka e ka pas motrën e vogël 2-vjeçe, por çika ka shpëtuar…Tani është më mirë edhe pse ka pas trauma. Ajo çu prej traumës, e ka një këmbë të thyer, edhe në fytyrë ka pësuar lëndime.

Tani është më mirë, kur i ka çel sytë ka pyet ku është mami dhe babi…Pastaj ka rë në gjumë”, tha Mirsad Avijaj

I pyetur se cila ishte arsyeja e udhëtimit të Blerim Avdijajt në Shqipëri, ai tha se po tentonte t’i rregullonte vizat njerkës dhe fëmijëve pasi ata ishin zhvendosur në Zvicër.

“Baba ka shkuar nga Kosova me ja u ndreq vizat familjes, u liruar prej punës me shkuar aty me ja ndreq letrat…

Prej Kosovës janë kanë me i ble disa dhurata për neve, se i kam edhe katër vëllezër dhe motra në Zvicër…

Vizat ka tentuar me i rregulluar për njerkën, vëllain edhe motrën tjetër.I ka kry do dokumente, ka shku për viza edhe ka ndodh aksidenti. Katër anëtarët kanë jep shpirt në vendin e ngjarjes”, rrëfen ai.

Ai tha se Klejdi 10-vjeç, i cili vdiq në vendin e ngjarjes bashkë me prindërit dhe motrën e tij, e tij djali i njerkës së tij, por e konsideroj si ta kishte vëlla.

“Dje në orën 12:00 i kemi shti në dhe. Babën, njerkën, një motër, një vëlla. Vëllain e kemi pas nga njerka, por gjithmonë e kam respektuar si vëlla e kam rritur si vëlla”, tha më tej Mirsad Avdijaj për Gazetën Express.

ME TE LEXUARAT