"Po fole do të vras", njerku abuzonte seksualisht prej 3 vitesh me 13 vjeçaren, i tha gruas e ngatërrova me ty

Aktualitet
"Po fole do të vras", njerku abuzonte seksualisht prej 3 vitesh

Mamaja e 13 vjeçares rrëfen për “Shqipëria live” si e mori vesh ngjarjen dhe si reagoi njerku.

Rrëfimi i nënës, Elentina Xhaferri:

“Goca thotë që ka që në klasë të 9-të që e ka abuzuar seksualisht. Çdo javë, çdo muaj. Më tregoi se e merrte prej krahu dhe i thoshte mos fol, po fole do të të vras.

Dhe kur i thosha bashkëshortit ndonjë gjë, kur e pyesja, më thoshte pse ti do të ma largosh gocën që ajo të mos më thërrasë babi?”

Nëna e të miturës tregon se filloi ta kuptonte para dy vitesh. “Kam para pak pika gjaku gocës para dy viteve, por vajza nuk më tregoi, më tha nuk kam gjë”.

Më pas, nëna thotë se njerku e pranoi aktin e rëndë: “Më tha: ‘Grua kam kohë që kam shkuar, por e kam ngatërruar me ty’ Goca më tha unë dua që të mos më prekë më

Ai tha, po të keqen babi do të largohem, nuk do të ndodhë më”.

Tashmë, Elidoni ndodhet nën arrest me burg dhe po hetohet për krimin

ME TE LEXUARAT