Noizy ndezi gjakrat me "diss-in", paralajmëron Stresi: Nuk shaj njeri se jam rritur, do flas i fundit

Showbiz
Noizy ndezi gjakrat me "diss-in", paralajmëron Stresi: Nuk shaj

Reperi i njohur Noizy ka nisur 2021-in me një “diss” me fakte dhe i dedikohet të gjithë kundërshtarëve të tij. ‘Vaksina’ është kënga gati 6 minuta që flet për disa nga reperët që janë në industrinë muzikore shqiptare, por pa i përmendur ata.

Noizy në këngë shprehet se nuk merret me plehra dhe se kolegët e tij i konsideron peshq të vegjël ndërsa veten balenë. Kundërshtarët e tij e kanë kuptuar shumë mirë mesazhin që Noizy ka përcjellë për gjithsecilin dhe disa prej tyre edhe kanë reaguar.

Stresi përmes një postimi në rrjetet sociale shprehjet se nuk ka ndërmend të bëjë “diss-e” , por do thotë fjalën e fundit së shpejti.

“Mos pritni diss prej meje, as nuk shaj askënd se jemi rrit, por meqë doni realitet, po realitet priteni. Po foli i fundit,” shkruan Stresi.

ME TE LEXUARAT