Në përvjetorin e vdekjes së heroit kombëtar, përdhoset busti i Skënderbeut në Korçë

Aktualitet
Në përvjetorin e vdekjes së heroit kombëtar, përdhoset

Busti kushtuar heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu në Korçë është përdhosur me një mbishkrim në bazamentin mbajtës.

Persona të paidentifikuar kanë shkruar me sprej (dhe gabime drejtshkrimore) në bazament: "Stop diktaturës masonike".

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Autoritetet nuk kanë mundur ende të pikasin autorët e këtij mbishkrimi, por kjo është vënë re ditën e djeshme teksa shënohej 553-vjetori i vdekjes së Skënderbeut.

Busti i Skënderbeut në Korçë është i vendosur në sheshin përpara stadiumit. Ai është realizuar nga skulptori i njohur Piro Dollaku, i cili ka realizuar edhe monumentin e dëshmorëve në këtë qytet.

ME TE LEXUARAT