Makina 'fluturoi' në mes të Tiranës dhe për pak vrau dy këmbësorë, flet shefi i Qarkullimit Rrugor

Aktualitet
Makina 'fluturoi' në mes të Tiranës dhe për pak

Shefi i Qarkullimit Rrugor të Tiranës, Erion Ahmeti ka folur për mediat në lidhje me aksidentin e frikshëm të ndodhur në Tiranë disa ditë më parë ku një makinë me shpejtësi të madhe mori përpara një tjetër automjet në kryqëzim duke i rrezikuar jetën edhe dy këmbësoreve.

Ai tha se automjeti që shkaktoi aksidentin ka qenë në parakalim të gabuar duke shkaktuar përplasje në kryqëzim. Ai e cilësoi zonën ku ndodhi aksidenti, një kryqëzim me fluks të shtuar automjetesh dhe shtoi se nga ngjarja ka vetëm dëme materiale.

Ai theksoi se përpos masave të marra, në vitin 2020 nga aksidentet rrugore ka pasur 17 viktima më pak se në 2019.

ME TE LEXUARAT