Kryeministri grek Mitsotakis merr dozën e dytë të vaksinës anti-covid
Lajmifundit
/
18 Janar 2021, 09:22
Bota

Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis ka marrë mëngjesin e sotëm dhe dozën e dytë të vaksinës anti-covid, 3 javë mbrapa nga koha kur mori dozën e parë në 27 Dhjetor.
Ai u paraqit sot në spitalin “Attikon” pak pas orës 09:00, ndërsa dozën e dytë gjatë ditës së sotme do ta marrë dhe presidentja e vendit Katerina Sakellaropoulou.
Numri i përgjithshëm i të vaksinuarve në Greqi deri tani ka arritur në 80,000, njoftojnë mediat e vendit fqinj, ndërkohë që padyshim që të parët që janë vaksinuar janë anëtarët e personelit mjekësor.