Kryemadhi në Bradashesh: Sot në 2021 njerëzit diskutojnë mbajtjen e familjes me bukë

Politikë
Kryemadhi në Bradashesh: Sot në 2021 njerëzit diskutojnë

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi pas Papërit është ndalur në një tjetër fshat të njohur të Elbasanit, Bradashesh.

Kryemadhi ka deklaruar se është mikpritur në mënyrë të jashtëzakonshme nga banorët, teksa konstaton disa probleme të zonës.

Sipas saj vendet e punës dhe infrastruktura janë ndër problemet me të cilat po përballen banorët e Bradasheshit.

”Mikpritja që na kanë bërë banorët e Bradasheshit ka qenë e jashtëzakonshme dhe unë ju jam shumë mirënjohëse.

Problematikat kryesore që ngrenë njerëzit janë jo vetëm mungesa e transportit për të shkuar në qytet qoftë për të marrë një certifikatë, problematikat që kanë me ndotjen e Kombinatit.

Pastaj është mungesa e vendeve të punës, mungesa e hapësirave për të zhvilluar një biznes, taksat e larta, hapësira në mënyrë të tillë që secili të ketë kismetin dhe riskun e vet ku i thonë, për të punuar dhe për të jetuar.

Sepse është ajo që e kemi të domosdoshme për në jetën e përditshme, për të qenë prezent edhe për të mbajtur familjen. Sepse sot në 2021 njerëzit diskutojnë për të mbajtur familjen me punë dhe duke mbajtur familjen me punë e mban edhe me bukë.

Unë isha qëparë në Papër në disa familje, ku bëmë disa takime. U takuam me banorët, ku problem kryesor kishin çështjen e prodhimeve vendase, ku nuk kanë treg ku t’i shesin, e kanë të pamundur.

I mbysin importet e produkteve të tera që vijnë nga jashtë, qoftë për mishin, zarzavatet, qumështin e kështu me radhë. Dhe ata detyrohen që jo vetëm të shesin gjënë e gjallë, por fëmijët e tyre janë larguar nga vendi.

E njëjta gjë është kudo në të gjithë Shqipërinë dhe jam e bindur që edhe këtu janë këto probleme.”- tha Kryemadhi.

ME TE LEXUARAT