Kishte konsumuar alkool dhe po shkonte në varreza, arrestohet shoferi që aksidentoi për vdekje 10-vjeçaren

Arrestohet shoferi që aksidentoi mesditën e djeshme një 10-vjeçare në kryeqytet.
Alban Guri mësohet po shkonte në varreza në momentin që ndodhi edhe aksidenti pasi kishte përvjetorin e 6 të vdekjes së të atit.
Shoferi nga Kukësi drejtonte mjetin tip fuoristradë ndërsa udhëtonte bashkë me dy persona të tjerë. Ai u largua nga vendi i ngjarjes, ndërsa e mitura u aksidentua prej tij në derën e shtëpisë dhe ishte bashkë me gjyshen e saj. Pas arrestimit Gurit i është bërë testi i alkoolit ku ka rezultuar se kishte konsumuar por në nivel të ulët.
Në pyetje për ngjarjen janë marrë edhe 2 personat që e shoqëronin Gurin, ndërsa shkak për aksidentin dyshohet të jetë bërë shpejtësia e lartë, mungesa e fushëpamjes dhe mungesa e sinjalistikës dhe trotuarit.