"Ishte një yll", makina fluturoi disa metra në ajër, flet partneri i mjekes shqiptare që vdiq në Gjermani

Aktualitet
"Ishte një yll", makina fluturoi disa metra në ajër,

Një ngjarje e rëndë ndodhi në Gjermani, ku një mjeke shqiptare e quajtur Eneida Doko, 34 vjeç humbi jetën në një aksident rrugor. Lajmi u bë me dije nga gazeta gjermane BILD.

Ajo po udhëtonte të enjten me Merdecesin e saj të ri GLA. Për shkak se po nxitonte, ajo humbet kontrollin e mjetit, godet një ishull trafiku dhe përplaset me një shtyllë betoni me forcë.

Sipas dëshmive të personave që u ndodhën në vendgjarje, makina ka fluturuar disa metra në ajër dhe më pas përfundoi në kanal.

Pasi morën vesh lajmin, ekipet e emergjencës nxituan ndrejt vendngjarjes dhe tentuan ta mbanin në jetë 34-vjeçaren, duke ia dalë për disa minuta.

Por më pas ajo ndërroi jetë në spital. Partneri i saj gjerman tha se ajo ishte një yll që shkëlqente dhe shpërndante lumturi kudo.

Ai deklaroi:

Donim të martoheshim, të kishim fëmijë.

Eni ishte mjeke psikiatre dhe u largua nga Shqipëria në vitin 2016. Sipas partnerit të saj, ajo fliste në mënyrë të shkëlqyer 5 gjuhë dhe gjermanishten kishte arritur ta mësonte për një vit. Ndërkohë autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

ME TE LEXUARAT