“Hiq dorë sa nuk është vonë”, kërcënohet avokati mbrojtës i Emiljano Shullazit

Aktualitet
“Hiq dorë sa nuk është vonë”,

"Hiq dorë nga çështja, përndryshe do të kesh pasoja". Ky mesa duket ka qenë mesazhi që ka marrë avokati Vladimir Meçi.

ai ka denoncuar se është kërcënuar me SMS në telefon. Avokati Meçi është mbrojtësi ligjor i Emiljano Shullazit, në disa procese të zhvilluara në gjykata vitet e fundit.

Rasti është bërë i ditur nga vetë avokati, i cili e ka referuar denoncimin e tij në Policinë e Tiranës.

Policia pas marrjes së kallëzimit ka nisur hetimet në lidhje me rastin me qëllim identifikimin e dërguesit të mesazheve./lajmifundit.al

ME TE LEXUARAT