"Gëzohem kur shohim miqtë duke punuar së bashku", ambasadorja amerikane flet për marrëveshjen me Greqinë

Aktualitet
"Gëzohem kur shohim miqtë duke punuar së bashku",

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim, përmes një mesazhi në Twitter ka përshëndetur marrëveshjen e arritur mes Shqipërisë dhe Greqisë në lidhje me forcimin e bashkëpunimit të sigurisë kufijtare.

Kim shprehet se gëzohet kur sheh miqtë e ShBA-ve duke punuar së bashku për të zgjidhur problemet e përbashkëta.

“Marrëveshja e sotme mes Shqipërisë dhe Greqisë është një hap pozitiv. Kontrolli më i mirë i kufirit forcon sigurinë e të dy vendeve dhe rajonit. Gëzohem të shohim miqtë tanë duke punuar së bashku për të zgjidhur problemet e përbashkëta,” shkruan Kim në Twitter.

Greqia dhe Shqipëria kanë arritur një marrëveshje për të pasur një mision të përbashkët kufitar për të parandaluar fluksin e migrantëve dhe trafikimin e drogës ose mallrave të paligjshëm në të gjithë vendet.

Palët kanë rënë dakord të kenë një qendër të përbashkët ku stafi shqiptar dhe grek do të punojnë së bashku, i cili do të vendoset në territorin anësor grek. Qendra pritet të hyjë në funksion pas rreth një muaji.

Përveç agjencisë evropiane Frontex, do të ketë kontrolle të rritura kufitare nga të dy palët, si nga Greqia ashtu edhe nga Shqipëria.

ME TE LEXUARAT