E rëndë në një familje/ 5 ditë pas të ëmës, vdes nga Covidi edhe djali 35-vjeçar
Lajmifundit
/
18 Janar 2021, 12:28
Bota

Një tragjedi ka ndodhur në një familje italiane si pasojë e koronavirusit. Nënë e bir kanë ndërruar jetë brenda 5 ditësh, ndërkohë që lajmi ka bërë jehonë në të gjitha mediat vendase.
Mësohet se Jacopo Zanella, 35 vjeç vdiq mbrëmjen e së premtes nga koronavirusi, vetëm pesë ditë pasi ndërroi jetë nëna e tij Mariella Lazzarini, 65 vjeçe. Të dy ishin të shtruar në spitalin Jesolo, por gjendja e tyre shëndetësore u përkeqësua.
Edhe babai i djalit është i shtruar në kujdesin intensiv spital teksa po lufton me koronavirusin.