" E pashë në televizor", i vranë në mes të rrugës, nëna rrëfen si e mësoi lajmin e ekzekutimit të vëllezërve Haxhia

Aktualitet
" E pashë në televizor", i vranë në mes të

Familjarët e vëllezërve Viktor dhe Besmir Haxhia, të cilët u vranë në një atentat më 27 Prill 2020 kanë rrëfyer për herë të parë detaje nga ngjarja e rëndë.

Nëna e dy vëllezërve, zonja Marte rrëfen me lot në sy se lajmin e trishtë e mësoi nga televizori, ndërsa lëvizjet e fundit të djemve ishin për shitjen e një makine.

Pyetje: Përse keni heshtur në 9 muaj dhe përse nuk keni folur megjithëse janë thënë shumë gjëra për të afërmit tuaj?

Motra: Pse kemi heshtur për 9 muaj nuk domethënë se çdo gjë që është thënë për vëllezërit e mi, familja e ka pranuar. Për arsye shëndetësore të familjarëve, të mamit dhe të babit, na ka bërë të heshtim kaq gjatë.

Pyetje: Zonja Marta, çfarë ka ndodhur më 27 Prill? Si e morët vesh ngjarjen e rëndë të humbjes së dy djemeve dhe çfarë ndodhi para ngjarjes?

Cila ishte dinamika e dy djemve tuaj, lëvizjet e tyre gjatë asaj dite? Ishin të shqetësuar? Kishin një konflikt? Kishin një shqetësim që i parapriu kësaj ngjarje? Apo ishte e papritur për ju?

Nëna: Për ne kjo ngjarje ishte e papritur. Ata dolën si çdo ditë tjetër në punë që në mëngjes të dy. Edhe vazhduan rrugën e tyre gjatë gjithë ditës.

Djali i vogël, Viktori, erdhi nga ora 14:00, kurse Miri nuk erdhi për drekë. Nusen e vetë e kishte tek njerëzit e vetë edhe kishte shkuar ta merrte aty ta sillte në shtëpi.

Hëngri drekë, mori motrën meqë u hap karantina se kishte dy muaj që nuk vinte, edhe shyqyr që u hap të rrimë të gjithë bashkë.

Viktori iku në punë se kishte punë aty te puna. Kurse, erdhi Miri pastaj, solli nusen me fëmijë në shtëpi, i la këtu, edhe ai iku të rregullonte një rimorkio karroatrec.

Pastaj merr në telefon Miri, thotë: Mami i thuaj nuses që të vijë pak poshtë, do shkoj me Viktorin edhe të bëjmë atë shit-blerje makine. I them unë, foli vetë nuses. Ata si çdo ditë dolën pa shqetësuar pa asnjë shqetësim, asnjë siklet asnjë gjë.

Pyetje: Çfarë ndodhi më pas?

Nëna: Më pas vajza erdhi me fëmijë këtu, ne po rrinim bashkë aty. Kur shoh televizorin unë vrasin dy vëllezër. Unë si instikti i nënës, jo se kishin konflikte me njeri djemtë e mi, por meraku si çdo nënë.

I them vajzës, merr telefonin bjeru njëherë. Bjeri Viktorit hiç, bjeri Mirit as ai. I them burrit, merre rrugën e ik për të shkuar poshtë se nuk po hapin telefonin. U nis ai.

E marr në telefon, thotë më duket se janë djemtë tanë. Në atë kohë janë mbledh shumë njerëz në shtëpinë tonë, edhe aq ishte ajo.

Pyetje: Djemtë tuaj, në informacionin që ju keni, i kishte thirrur dikush për të bërë këtë aktin e noterisë që ju flisni? Pra dikush i kishte thirrur dhe i kishte nxjerrë?

Nëna: Nuk e di se kush donte të blente makinë, por… Viktori që kishte për të bërë, duhej Viktori për të dhënë atë firmën.

ME TE LEXUARAT