E bëri baba për herë të tretë, kjo është partnerja që Sokol Balla e mban të ”fshehtë”!

Soft
E bëri baba për herë të tretë, kjo është

Ditën e djeshme gazetari Sokol Balla njoftoi se ishte bërë për herë të tretë baba, ndërkohë që lidhjen ka tentuar që ta mbajë larg vëmendjes dhe syve të publikut. Ai tha se ishte bërë me një vajzë, por sërish tentoi që të mos e tregonte emrin e partneres së tij të dytë, pas ndarjes me ministren Belinda Balluku.

Ndërkohë mësohet se partnerja e Ballës, me të cilën para një muaji ka sjellë në jetë dhe një vajzë është ish-banorja e ‘Big Brother 9’ Sidrita Sadikaj, e cila aktualisht është e punësuar në Bashkinë e Tiranës.

Sadikaj, 27-vjeçare, është nga Suhareka, dhe ka ardhur në Tiranë për angazhimin e saj në Big Brother në 2017-tën dhe prej asaj kohe duket se ka zgjedhur që të mos largohet më nga Shqipëria duke gjetur dhe dashurinë e jetës së saj.

ME TE LEXUARAT