"Do të hedh shishen kokës", Mark Marku i kthehet Ramës: Ke me qindra gjeste të pahijshme, ndodh...

Politikë
"Do të hedh shishen kokës", Mark Marku i kthehet Ramës:

Ish-deputeti Mark Marku, i cili nga sot mban detyrën e drejtuesi politik të PD-së për Lezhën, ka komentuar sërish videon që kryeministri Edi Rama i publikoi gjatë ditës së sotme, ku ai debatonte ashpër me socialistin Musa Ulqini, duke përdorur edhe shprehje pak të rënda si “do të të hedh shishen kokës”, etj.

Në emisionin Real Story, në News24, Marku tha se të gjithëve ju ndodh të dalin nga vetja, ndërsa shtoi se vetë kryeministri Rama ka bërë me qindra gjeste të pahijshme.

Mes të tjerash, Marku theksoi se deklaratat e tij ndaj Ulqinit nuk kanë pasur asnjë qëllim për pushtet dhe koha do ta tregojë një gjë të tillë.

“Edi Rama ka bërë vetë me qindra gjeste të pahijshme. Jemi njerëz, edhe ndodh të dalim nga vetja. S’do bëja as lëvizjen më të vogël, s’do dilja nga dera e shtëpisë, për një post.

Faktet do ta tregojnë që s’kam pasur asnjë qëllim. Do jemi këtu, do jemi bashkë, dhe do ta shohim. Ruhesha shumë të mos thoja gjëra, sepse nuk doja të sulmohej opozita.

Kur ishim në qeveri, isha deputet dhe nuk thoja kurrë asgjë. Edhe kur më pyetën për akuzat ndaj opozitës së asaj kohe, thashë janë thjesht akuza.

Madje, kur shkova në komision më thanë ‘bravo të qoftë, si e thua atë, kur mund të thoje që ata janë të korruptuar, kriminelë’”, tha Marku.

ME TE LEXUARAT