Atentati me tritol ndaj Preng Gjinit, Artan Hoxha zbulon autorin

Aktualitet

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka publikuar foton e atentatorit të Preng Gjinit. I ftuar në studion e “Abc News”, Hoxha tha se autori ka folur në italisht, është i gjatë dhe dyshohet se është i huaj dhe jo shqiptar.

Hoxha shtoi se edhe pas ngjarjes, ai është filmuar nga kamerat teksa ikën në këmbë.

“Ky është autori i minës së telekomanduar të Preng Gjinit. Ky ka hyrë në lokal, ka folur italisht, është me flokë të gjata, personi që shikoni në foto është një person i gjatë.

Duket që është i shkujdesur. Ka qëndruar në të njëjtën objekt ku ka qëlluar Preng Gjini. Ka komunikuar në italisht"-ka thënë gazetari Hoxha.

ME TE LEXUARAT