Alarm në SHBA/ Tym pranë Kongresit, autoritetet paralajmërojnë qytetarët: Mbrohuni me çdo kusht

Aktualitet
Alarm në SHBA/ Tym pranë Kongresit, autoritetet

Autoritetet kanë urdhëruar karantinimin e godinës së Kogresit Amerikan për atë që ato e quajtën “kërcënim nga jashtë”.

Gjithçka ndodhi pasi shtëllunga të mëdha tymi u panë në afërsi të Capitol-it duke bërë që institucionet e sigurisë të jepnin alarmin duke iu thënë punonjësve që të mos dilnin në dritare dhe “të mbronin veten në çdo mënyrë”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Më pas, policia njoftoi se tymi i madh erdhi për shkak të djegies së batanijeve dhe disa pajisjeve të tjera që një i pastrehë kishte poshtë një ure prane Capitol-it.

Gjithçka po ndodh vetëm dy ditë para inagurimit të Joe Biden si President i SHBA-ve, ndërsa autoritetet janë duke kontrolluar me imtësi nëse mbështetës të Trump-it kanë plane për të ndërhyrë në çdo mënyrë në këtë ceremoni.

https://twitter.com/JProskowGlobal/status/1351187928165314563

 

ME TE LEXUARAT